KQZ akrediton mbi 25 mijë vëzhgues

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 14:16 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar akreditimin e vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale 2017.

Për zgjedhjet që do të mbahen më 22 tetor, deri më sot janë akredituar 25 mijë vëzhgues raporton Ekonomia Online.

3500 vëzhgues janë akredituar ne mbledhjen e kaluar ndërsa në mbledhjen e sotme janë akredituar 21 mijë e 754 vëzhgues që përfaqësojnë subjekte politike, OJQ, organizata ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare.

Miradije Mavriqi nga ZRPP-ja tha se kjo zyre ka verifikuar të gjithë dokumentacionin për të gjithë vëzhguesit.

Në mesin e vëzhguesve te akredituar deri me tani janë edhe vëzhguesit nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

Komisioni Qendror Zgjedhor, gjithashtu ka miratuar përbërjen e emërimeve për Këshillat e Vendvotimeve sipas komunave përkatëse për Zgjedhjet Lokale 2017.

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje propozoi që këshillat e komunave të votohen në bllok e më pastaj të shikohen  tabelat veç e veç.

Ndërsa, Betim Gjoshi tha se kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme sa i përket gjithëpërfshirjes së personave në këshille. Kjo pasi në raundin e dytë u miratua që në mes të dy partive do të ketë përfaqësues të barabartë, ndërsa këshillat të mbeten të njëjtë.

 

Të ngjashme