Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se deri në orën 15 kanë votuar 24.39 për qind e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.
Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, tha se në raundin e parë përqindja e pjesëmarrjes në këtë kohë ishte 28.45 %.
“Në bazë të dhënave në mënyrë elektronike nga 99 për qind të vendvotimeve deri në orën 15 kanë votuar 325 mijë e 726 votues apo 24,39 për qind. Në raundin e parë më 22 tetor në këto komuna deri me të njëjtin kohë kanë votuar 386 mijë e 504 votues apo 28,45 për qind”.
“Duke u mbështetur në informacionet nga qendrave e votimit procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht”.
Daka ka njoftuar se konferenca e radhës do të jetë në orën 20:00, një orë pas mbylljes së qendrave të votimit.