KQZ dështon sërish me informimin e votuesve, 80 mijë fletëvotime të pavlefshme

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 21:38 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar tashmë rezultatet e zgjedhjeve të 22 tetorit. Por sa ishte numri i fletëvotimeve të pavlefshme, cilat janë komunat që prijnë me numrin më të madh të tyre dhe çfarë thonë zyrtarët e KQZ-së.

Rreth 80 mijë vota të pavlefshme llogaritën të kenë dalë nga procesi i votimit për zgjedhjet për kryetar komunash dhe asamblistë në zgjedhjet e 22 tetorit.

Prej tyre 65 mijë e 366 janë për kandidatët për asamble komunale, përderisa vota të pavlefshme për kryetar të komunave janë 13 mijë e 814 sosh.

Prishtina prin me numrin më të madh të votave të pavlefshme prej 6 mijë e 753, e që ndiqet nga Prizreni me 5 mijë e 202 vota të pavlefshme për zgjedhjet e fundit.

Komuna e Mamushës ka më së paku vota të pavlefshme e që numri i tyre është 93, përderisa Kllokoti ka 140 vota që kanë shkuar huq.

Zyrtarë të KQZ-së thanë se janë në proces të një analize të detajuar për t`i parë faktorët që ndikuan në numrin kaq të madh të fletëvotimeve të pavlefshme.

Pavarësisht kësaj, ata kanë dhënë disa arsye për këtë.

Në vitin 2013 në zgjedhjet lokale numri i fletëvotimeve të pavlefshme ishte pothuajse i njëjtë me këtë vit.

86 mijë e 294 vota ishin shpallur nga KQZ si të pavlefshme asokohe, e që 70 mijë e 782 ishin për kandidatë për asamble komunale, e 15, 512 për kryetar të komudryshe, numve.

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme për zgjedhjet nacionale të mbajtura në qershor të këtij viti ishte 42 mijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme