KQZ fillon programi i trajnimit për stafin dhe trupat menaxhuese që do tëangazhohen në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025

Prishtinë | 11 Jan 2025 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

KQZ fillon programi i trajnimit për stafin dhe trupat menaxhuese që do të angazhohen në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Programi i trajnimit është i fokusuar në detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të personelit të angazhuar gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, ky program ka për qëllim t’i përgatisë tafin dhe trajnerët me njohuritë adekuate për:

  • procedurat zgjedhore, detyrat, përgjegjësitë dhe rolin e trajnerëve në procesin zgjedhor;
  • procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim;
  • rolin, detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit;
  • procedurat për votimin me kusht dhe votimin e personave me nevoja dhe rrethana të veçanta;
  • procedurat e votimit jashtë vendit;
  • numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit;
  • roli, detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të numëruesve në QKN;
  • procedurat e paketimit të materialit zgjedhor dhe dorëzimin e tyre.

Në fazën e ardhshme të programit të trajnimit, pas emërimit nga KQZ, është trajnimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, të cilët do të angazhohen në procesin e votimit brenda vendit dhe në përfaqësitë diplomatike.

Gjithashtu, gjatë javëve në vazhdim, KQZ do të mbajë seanca të trajnimit edhe për anëtarët e Ekipeve Mobile që do të angazhohen për procesin e votimit të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta dhe në Qendrat Komunale të Numërimit.

Gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, KQZ ka përmbyllur seancat e trajnimit për më shumë se 250 anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga 38 komuna të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme