Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se ka filluar procesi i votimit në Komunën e Drenasit (Gllogocit) për raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.
Fletëvotimet dhe materiali tjetër sensitiv është shpërndarë në të gjitha vendvotimet sipas planifikimeve me planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu, sipas raportit nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohën e paraparë.
Lista përfundimtare e votuesve e certifikuar nga KQZ-ja përmban: 52 569 emra të votuesve në këtë komunë, e cila ka 28 qendra votimi me gjithsejtë 72 vendvotime.