KQZ-ja kërkon që komisionerët dhe vëzhguesit të jenë të vaksinuar gjatë zgjedhjeve

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 12:04 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pa dëshmi të vaksinimit apo të testit PCR se janë negativ me Covid-19, asnjë anëtarë i KQZ nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve, kështu tha shefi i Sekretariatit të këtij institucioni, Burim Ahmetaj, raporton Ekonomia Online.

Ahmetaj tha se tashmë mbi 70 për qind e stafit të angazhuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit është imunizuar me dozën e parë, ndërsa me dozën e dytë 36 për qind.

Me këtë u pajtua edhe Ilir Gashi i PDK-së, i cili kërkoi nga ministria e Shëndetësisë që deri në ditën e zgjedhjeve të kryhet vaksinimi i gjithë trupave zgjedhore.

Gjithashtu ai kërkoi sensibilizim nga partitë politike për këtë çështje.

“Ne kemi lista të gjithë vëzhguesve dhe komisionerëve ku mund të komunikojmë me ministrinë e Shëndetësisë që t’u jep përparësi të gjithë trupave zgjedhore të vaksinohen para zgjedhjeve”, tha Gashi, ku me këtë u pajtuan të gjithë anëtarët e KQZ-së, raporton EO. 

E kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka ftuar partitë politikë që personat që do të punojnë gjatë dhe pas zgjedhjeve të jenë të vaksinuar.

Ndër pikat e ditës në këtë mbledhje ka qenë miratimi i dizajnit të vulës për zgjedhjet komunale.

Gjithashtu u miratua vula për personat me nevoja të veçanta në këto zgjedhje.

Arianit Elshani nga PDK-ja, tha se numri i votuesve në qendrat e vendvotimit mund të jetë deri në 950 persona.

“Rekomandojmë që numri i votuesve të jetë 950 votues për këto zgjedhjet komunale”, tha Elshani.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme