KQZ-ja miraton planin operacional për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicën e veriut

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 15:12 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar vëzhguesit e radhës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së veriut, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu në mbledhje është miratuar plani operacional për ditën e zgjedhjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto dy komuna.

Ylli Buleshkaj, nga zyra për regjistrimin e partive politike, tha se nga PDK-ja akreditohen edhe 80 vëzhgues shtesë kurse nga VV-ja 127.

“80 vëzhgues nga PDK-ja, 18 vëzhgues shtesë për Komunën e Podujevës dhe 62 për Mitrovicën e Veriut. Ndërsa nga LVV-ja kemi 127 vëzhgues janë 78 për Podujevë dhe 39 për Mitrovicën e Veriut”.

“Sa i përket medieve kemi katër vëzhgues të huaj dhe tre vendorë”

Alim Rama, anëtar i KQZ-së, nga VV-ja tha se janë caktua ekipe mobile për monitorimin e procesit zgjedhor, raporton EO.

“Këshilli operacional ka shqyrtuar planin për ditën e zgjedhjeve. E kemi trajtuar në detale”.

“Sekretariati ka caktuar disa ekipe mobile për monitorimin e procesit zgjedhor që kanë me pas rolin mbikëqyrës në terren që janë gjithsej 11 ekipe”.

Të ngjashme