KQZ-ja pezullon PSD-në e një parti tjetër, u jep afat shtesë 45 ditë për të mbajtur Kuvendin zgjedhor

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 14:02 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mërkurën ka shqyrtuar dhe miratuar ndaras rekomandimet e Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike (ZRCKFPP) për pezullimin e dy partive politike, Lëvizjes për Bashkëveprim dhe Partisë Socialdemokrate, të cilat nuk kanë mbajtur kuvendet e tyre zgjedhore sipas afatit ligjor, raporton Ekonomia Online.

Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit/konventës zgjedhore për partinë politike Lëvizja për Bashkëveprim ka qenë data 8 dhjetor 2023, ndërsa për partinë politike Partia Socialdemokrate ky afat ka qenë më 15 dhjetor 2023.

Kryetari Kreshnik Radoniqi, tha se ato obligohet që në afatin prej 45 ditësh t’i mbajë konventat zgjedhore.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto dy parti politike obligohen që të mbajnë kuvendin e tyre zgjedhore në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhore brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partive dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike në KQZ, Besnik Buzhala, tha se PSD ka dorëzuar kërkesë për shtyrjen e afatit më 12 dhjetor.

“Vetëm tre ditë para datës së fundit për mbajtjen e kuvendit të partisë kanë dorëzuar kërkesë. Nuk është në fakt kërkesë, por kanë treguar se duan ta mbajnë Kuvendin Zgjedhor më 28 janar. Në fakt kjo bie ndesh me nenin 12 të Ligjit, sepse në bazë të kësaj obligohet që njoftimin ta bëjnë të paktën 10 ditë para afatit”.

Të ngjashme