KQZ: Pjesëmarrja në votime në Istog ishte 41,27 %

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 19:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se zyrtarisht në orën 19:00, janë mbyllur të gjitha vendvotimet në komunën e Istogut dhe tashmë ka nisur numërimi i fletëvotimeve.

“Në këtë proces rivotimi në komunën e Istogut kanë votuar 20 mijë e 248 votues apo 41.27%”, ka bërë të ditur Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.

Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ajo falënderoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që morën pjesë në zgjedhje dhe për kulturën demokratike të treguar sot.

“Gjithashtu, falënderojmë institucionet e Kosovës, Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit për bashkëpunimin dhe punën e tyre gjatë kësaj dite”, theksoi Daka.


Të ngjashme