Kryetari i Këshillit Drejtues të NISMA-s Socialdemokate, Jakup Krasniqi, ka reaguar me dizajnin e portretit të komandantit legjendar Adem Jashari, ku shkrimi “Bac u kry”, është zëvendësuar me ” Bac ja shkela”.
Ish-kreu i Kuvendit është mllefosur me këtë shkrim, dhe me anë të këtij reagimi ka bërë thirrje që personalitetet kombëtare të së djeshmes e kemi për detyrë t’i nderojmë.
“Të gjallët, të rinj apo të vjetër, në çdo kohë e kanë për obligim t’i nderojnë personalitetet kombëtare të së djeshmes, e sidomos kjo duhet të vlen për Adem Legjendarin”.
Krasniqi ka shtuar se komandanti legjendar, Adem Jashari, nuk mund të bëhet i përdorshëm për teket e dikujt në gjëra që na i humbin shpresat.
“ADEM LEGJENDARI nuk mund të bëhet i përdorshëm për teket e marifetet e askujt në ditët e sotshme. E sidomos nuk guxon të përdorët Portreti i tij për çështje të tilla pa shprese e zhgënjimi”.
Ndër të tjera ai theksoi se Adem Jashari edhe në rrethana edhe më të rënda nuk e humbi shpresën dhe nuk e la vendin nën çizmen e huaj.
“Pasi ai edhe në rrethana më të rënda as nuk e humbi shpresën e as u zhgënjye dhe nuk ia shkeli kurrë që ta lente Kosovën nën çizmen e huaj”.
Për gjërat të tilla, në ditët tona mund dhe duhet të përdorën portretet e të gjithë atyre që e kanë kërkuar qeverisjen e vendit, e sidomos këta të viteve të fundit!
Po, këta e meritojnë!
Me e para portretit të Adem Legjendarit, kërkohet vetëm nderimi dhe përkulja!, përfundon reagimi i Jakup Krasniqit.