Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë ka prezantuar kandidatët për deputetë nga kjo komunë. Memli Krasniqi kandidat për deputet ka thënë se për herë të parë ka një entuziazëm i cili po u jep shpresë për fitore në zgjedhjet qendrore, por edhe ato lokale.
Ai ka thënë se me Kosovën nuk mund të udhëheqin njerëzit që nuk kanë guxim të marrin vendime, por as ata që nuk ia duan të mirën dhe synojnë ta shkatërrojnë atë.
“Situata e keqqeverisjes e ka sjell vendin tonë në këtë gjendje te mjerueshme. Ditën kur duhet të shkojmë të kutit e votimeve pyetja kryesorja është se kush mund të qojë Kosovën për para, e po besoj që alternativa duhet të jetë të qartë se PDK është kjo. A duhet me ja jep votën atyre që frikësohen që proceset t’i shtyn përpara, e alternativa e dytë është ajo e VV-ja që shkatërron gjithçka. Ata janë njerëz që kanë mohuar çdo sukses e çdo të arritur në Kosovën e 20 viteve të fundit ata janë njerëz që kanë shkatërruar gjithçka dhe nuk e duan këtë vend. Alternativa e tretë është ajo e vendimmarrjes dhe e guximit për me veprua. Kjo është alternativa nën udhëheqjen e PDK-së bashkë me koalicionin” , ka thënë Krasniqi.
Kryetari i PDK-së, dega në Prishtinë, Lirak Qelaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma, i ka shqetësuar partitë e tjera sepse, sipas tij, ata do të jenë fitues të pakontestueshëm të zgjedhjeve.
Ai ka thënë se “Fillimi i Ri” i duhet edhe Prishtinës sepse, sipas tij, qeverisja e LDK-së dhe e Vetëvendosjes ka sjell vetën nepotizëm dhe korrupsion.
“Kemi pasur dy lloj pushtetesh në Prishtinë, atë të LDK-së e cila ka sjell nepotizëm e korrupsion, kurse kjo tjetra përpos që ka fjalë të bukura në Facebook, e që duhet të pranojmë që këtë punë e kanë specialitet, tjetër gjë nuk ka bërë”, ka thënë ai.