Krasniqi: Aplikuesve jashtë Kosovës që iu refuzohet regjistrimi nga KQZ mund ta bëjnë kundërshtimin brenda 24 orëve

Prishtinë | 18 Maj 2026 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga radhët e VV-së, Alban Krasniqi ka dhënë një lajm me rëndësi për votuesit jashtë Kosovës.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se të gjithë aplikuesve që gjatë ditës së sotme iu refuzohet nga KQZ regjistrimi si votues jashtë Kosovës mund ta bëjnë kundërshtimin administrativ brenda 24 orëve.

Postimi i tij i plotë:

ME RËNDËSI: ❗️

👉Aplikuesve që gjatë ditës së sotme iu refuzohet nga KQZ regjistrimi si votues jashtë Kosovës mund ta bëjnë kundërshtimin administrativ brenda 24 orëve.

👉Dërgoni përmes emailit tuaj në email adresën

[email protected] :

✅️fotografinë tuaj me dokument identifikues në dorë

✅️dokumentin e munguar dhe tekstin

✅️kërkesë për tu aprovuar regjistrimi.

Të ngjashme