Krasniqi dhe Musliu përmenden në tentimin për atentat, nuk ndihen të frikësuar

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 13:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me deputeten e kësaj partie, Ganimete Musliu, kanë konfirmuar se janë njoftuar nga Policia e Kosovës se janë përmendur në të njëjtin rast me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për tentim atentat.

Krasniqi tha se nuk ndihen të frikësuar dhe se i’u besojnë organeve të sigurisë dhe drejtësisë, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi nuk treguar nëse iu është ofruar mbrojtja e afërt nga Policia e Kosovës dhe nuk kanë dyshime për askënd përfshirë edhe kundërshtarët politik.

“Unë mund të i’u konfirmoj që jemi kontaktuar prej Policisë së Kosovës, na kanë njoftua që  me të njëjtin rast tashmë të bërë publik nga deputetët e LDK-së kanë qenë të përfshirë emri im dhe emri i deputetes Musliu. Jemi njoftuar për masa që ata janë duke i marrë për sa i përket kësaj çështje dhe do të jemi në komunikim të mëtejmë. Nuk ka nevojë me i frikësua jemi në shtetin tonë, jemi në vendin tonë , me institucionet tona të sigurisë e vazhdojmë punës sikur deri më tash”, tha ai.

“Nuk kam informacione asgjë më shumë se kaq. Ata i bëjnë vlerësimet e sigurisë vet, është çështje e Policisë, ne kemi përvoja edhe në të kaluarën me ta, kam besim në organet e rendit, kam besim në organet e sigurisë dhe besoj që janë dujke e bërë punën e tyre në normal. Nuk kam informacione aty, pyeteni Policinë, nuk e dimë ne”.

Edhe deputetja Musliu tha se nuk ndihet e kërcënuar dhe është e gatshme të jap çdo informacion që i kërkon Policia.

“Nuk kam çka të shtoj asgjë më shumë, deklaratave e kryetarit, nuk ndihem e frikësuar, kam besim të plotë në organet e rendit, do të jemi në bashkëpunim për çdo informacion që ata që ata kërkojnë nga ana ime si deputete”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme