Krasniqi: E pafalshme që krejt progresi për integrimin e komunitetit serb në institucione, të zhbëhet kaq shpejt

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 16:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur i shqetësuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, duke theksuar se ka një potencial për përshkallëzim të situatës.

Ndërkaq, publikimet qe ka parë për planin franko-gjerman Krasniqi i quajti më shumë spekulime.

“Publikimet që i kam parë nuk besoj qe janë vërtet plani franko-gjerman, andaj janë në vazhdën e spekulimeve që kanë qarkulluar tash e sa javë”, u shpreh Krasniqi, në një prononcim për Ekonomia Online.

“Zhvillimet në veri janë shqetësuese dhe nga ajo që po shohim kanë një potencial për të përshkallëzuar tutje. Këto veprime është dashur të mendohen në një sekuencë e cila dërgon në një epilog të qartë dhe fatkeqësisht një gjë e tillë nuk po duket se ka qenë si rast këtë herë”, tha kreu i PDK-së, i cili foli për gazetarët pas një vizite që zhvilloi në Aleancën Kosovare të Biznesit.

“Është obligim i qeverisë ta trajtojë këtë gjendje dhe të koordinohet me partnerë ndërkombëtarë, në radhë të parë me ShBA-në për të rivendosur rendin publik dhe sovranitetin. Do të ishte e pafalshme që krejt ai progres që është arritur në integrimin e komunitetit serb në institucione, duke përfshirë policinë e gjyqësorin, të zhbëhet kaq shpejt”, shtoi lideri opozitar.

Sipas tij, është obligim i qeverisë që ta trajtojë këtë situatë me seriozitetin me të madh e ti marr për bazë këshillat e ShBA-së, për gjetjen e zgjidhjes që nuk rrezikojnë përkeqësimin e situatës në veri të vendit.

“Unë besoj që qeveria duhet ti trajtojë këto zhvillime seriozisht e ti marr për bazë këshillat e ShBA dhe të ofrojë zgjidhje që e ruajnë sovranitetin në pjesën veriore të vendit. Unë tashmë nuk po shoh që ka diskutim tjetër përveç situatës në veri dhe mendoj që është urgjenca që kemi para nesh. Të gjejmë mënyra bashkëpunimi që e ruajnë sovranitetin. Unë jam deklaruar që qeveria nuk ka një plan dhe kjo është arsye shtesë dhe i bëjë ftesë qeverisë ta trajtojë këtë situatë me seriozitetin më të madh e të fokusohet në gjetjen e zgjidhjeve që nuk e rrezikojnë përkeqësimin e situatës në veri. Nuk kam marrë informacion dhe nuk mund të them a ka qeveria dakordim me këtë situatë por është obligim i qeverisë të mbajë rendin publik” tha ai, raporton EO.

Të ngjashme