Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka prezantuar edhe një kandidate për deputete në listën e PDK-së sot, e që është Jeta Zymberi – Selmani.
Ai ka bërë me dije Zymberi – Selmanit është një zë i së vërtetës, kulturës dhe avokimit social.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përkushtimi i saj për shoqërinë dhe kulturën është njohur edhe ndërkombëtarisht.
Postimi i plotë:
Jam i lumtur t’i uroj mirëseardhje si kandidate për deputete në ekipin tonë, Jeta Zymberi – Selmanit, një zë i së vërtetës, kulturës dhe avokimit social.
Përkushtimi i saj për shoqërinë dhe kulturën është njohur edhe ndërkombëtarisht, duke u shpallur Ambasadore e Paqes nga Rrjeti Global për Evolucionin Socio-Ekonomik dhe Financiar.
Me energjinë, përvojën dhe dashurinë e saj të pakusht për Kosovën, Jeta vjen si një forcë e re dhe e nevojshme në PDK. Ajo mishëron vlerat e integritetit, punës së palodhur dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Mirë se erdhe në familjen tonë, Jeta!