Zyrtari i LDK-së Agim Krasniqi e ka quajtur të rëndë ditën e djeshme dhe të dhimbshme, shkruan Ekonomia Online.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjarët ndaj tri rasteve tragjike të ndodhura dje.
Postimi i plotë:
Ditë e rëndë dhe e dhimbshme dita e djeshme
Në Komunën e Gjakovës, u shuan dy fëmijë në moshë të njomë,
Në Tetovë nga aksidenti i zjarrit humbën jetën shumë qytetar,
Në Pejë humbën jetën dy qytetar, në mesin e tyre miku im Blerand Kadrijaj, një djalë e burrë i dashur dhe i respektueshëm.
Në secilin rast ndiejë dhimbje për secilin që ka humbur jetën, duke u shprehur ngushëllime familjareve dhe miqve për humbjet e të dashurve të tyre.