Krasniqi: Fundi i janarit do të ishte koha më e përshtatshme për zgjedhjet

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 15:45 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vendi duhet shkuar në zgjedhje sa më shpejtë që të jetë e mundur në bazë të afateve kushtetuese. Ai ka thënë se fundi i janarit do të ishte koha e përshtatshme për të shkuar në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

Ai pas takimit që ka zhvilluar me u.d së Presidentes, Vjosa Osmani, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve, ka thënë se është e domosdoshme të mos humbet kohë.

“Besojmë që fundi i janarit do të ishte më e përshtatshme. Është e domosdoshme të mos humbim kohë, për shkak se edhe viti i ardhshëm po vije më shumë probleme sa i përket funksionimit të institucioneve, tha ai.

Krasniqi ka thënë se Qeveria e re duhet zgjedhur para se ushtrueses së detyrës së Presidentes t’i kalojë mandati, në të kundërtën sipas, tij, do të hyjmë në një krizë të pa përjetuar institucionale.

“Rreziku është që të kemi një situatë të pa përjetuar më parë  sa i përket funksionimit të institucioneve. Dhe është më rendësi që të kemi një datë për zgjedhje në një afat sa më të hershëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

I pyetur për koalicionet e mundshme ka thënë se tash nuk është ky prioriteti i tyre, por nuk e ka përjashtuar që të ketë koalicione më parti më të vogla.

Ai foli edhe për dy qeveritë tha se PDK i hynë garës për të fituar dhe për ti ofruar qytetarëve një qeveri dhe kryeministër serioz.

“Krejt ato qa po rrjedhin janë i zgjedhjeve të 6 tetorit. Unë besoj që qytetarët do të jenë koshient dhe do të jenë të vetëdijshëm kur të bëjnë vendimin e tyre se kënd do ta votojnë”.

Të ngjashme