Krasniqi i shkon për ngushëllime familjes Cena, me rastin e vdekjes së profesorit dhe atdhetarit Sabahajdin Cena

Prishtinë | 14 Jan 2023 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka vizituar familjen Cena në Rahovec, për të shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit dhe atdhetarit Sabahajdin Cena.

Krasniqi në një shkrim në facebook ka thënë se profesor Cena mbetet shembull i individit që punoi për edukimin, motivimin dhe përparimin e shoqërisë në luftë dhe liri.

Postimi i plotë:

Bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, kam vizituar sot familjen Cena në Rahovec, për të shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit dhe atdhetarit Sabahajdin Cena.

Njeriu i pushkës dhe i penës, intelektuali vetëmohues, bashkëthemeluesi i Degës së PDK-së në Rahovec, profesor Cena mbetet shembull i individit që punoi për edukimin, motivimin dhe përparimin e shoqërisë në luftë dhe liri.

Nderimet më të larta për jetën, veprën dhe kontributin e Sabahajdin Cenës!

Të ngjashme