Krasniqi kërkon nga BE-ja të ndëshkohet Serbia pas sulmit terrorist në Banjskë

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog është pritur në takim nga anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane. Në këtë takim është biseduar për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë dhe për bojkotin e Qeverisë ndaj Kuvendit.

Kësisoj, kryetarja e këtij komisioni, Rrezarta Krasniqi, ka deklaruar se në këtë takim është kërkuar masë ndëshkuese ndaj Serbisë për sulmet terroriste në Banjskë.

“Po ashtu shfrytëzuam rastin për kërkuar ndëshkimin e Serbisë nga ana e BE-së, pas sulmit terrorist në Banjskë dhe kërkuam heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës. Në takim theksova faktin se si LDK kemi votuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe kemi mbështetur të gjitha proceset integruese të vendit sepse është interes i përbashkët, ndërkohë që mazhoranca shpesh herë ka problem me numra në Kuvend, për shkak të papërgjegjësisë”, ka shkruar ndër të tjerash në Facebook.

Të ngjashme