Krasniqi: Me Shaqir Totajn do t’i rikthehet dinjiteti Prizrenit

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, do t’i rikthehet dinjiteti kësaj komune.

Krasniqi tha se qytetarët janë mobilizuar për të votuar Totajn.

Postimi i plotë:

Entuziazmi i qytetarëve të Prizrenit për ndryshim të qeverisjes degraduese në këtë komunë po vërehet në çdo lagje e fshat.

Atmosferë mobilizuese mbizotëroi edhe në takimet e sotme me qytetarë, aktivistë e përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës, ku të gjithë, pa dallim, janë bërë bashkë për fitoren e Shaqir Totajt, më 14 nëntor.

Me Shaqën kryetar të Prizrenit, kryeqytetit tonë historik e kulturor do t’i rikthehet dinjiteti, ndërsa qytetarëve të kësaj komune shpresa e perspektiva. Sepse, Shaqir Totaj do të qeverisë mirë, ndershëm, në mënyrë transparente dhe për të gjithë qytetarët, pa dallime partiake e etnike.

Të ngjashme