Krasniqi: Mitrovica e ka mundësinë e artë të udhëhiqet nga një politikan shembullor siç është Bedri Hamza

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 12:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mitrovicë, ku ka thënë se si rrallë herë e pak kund tjetër, zgjedhjet lokale kanë rëndësi jetike për këtë komunë, sepse qytetarët e saj e kanë mundësinë të udhëhiqen nga një njeri i ndershëm dhe profesionist me integritet siç është Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi theksoi se kësaj radhe për PDK-në, zgjedhjet lokale në Mitrovicë janë festë, sepse pas nëpërkëmbjes e degradimit të pashoq për tetë vite nga Agim Bahtiri, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza do ta vendosë këtë komunë në binarët e zhvillimit e progresit.

“Vërtetë besoj me krejt qenien time që ky është një rast unik, që të gjithë së bashku t’i bashkojmë vullnetet dhe të mundësojmë qeverisjen që e nxjerrë Mitrovicën në një tjetër nivel dhe që qytetarëve të saj ua rikthen perspektivën e humbur. Ne e kemi në plan ta shërojmë Mitrovicën nga keqqeverisja kronike që e kanë sjellë ata njerëz, andaj mos lejoni që t’iu mveshin tregime të paqena, sepse e vërteta është një dhe është shumë e qartë. Bedri Hamza është njeri i Mitrovicës, para se të jetë njeri i PDK-së.”, tha ai.

Krasniqi theksoi se nuk ka diçka që ju duhet qytetarëve të Mitrovicës, e që Bedri Hamza nuk do të ketë zgjidhje për të, prandaj ky është një rast unik për zhvillimin e Mitrovicës – qytetin e minatorëve, e zejtarëve e punëtorëve të zellshëm, për qytetin e sportit e kulturës, të traditës e zhvillimit.

“Para se të jetë politikan shembullor, Bedriu është profesionist shembullor e punëtor i ndershëm, sepse gjatë gjithë jetës së tij kudo që ka qenë, e edhe në të ardhmen, ka qenë i vendosur për një qeverisje të ligjshme mbi çdo gjë dhe mbi çdokënd. Unë besoj shumë që të bashkuar, me vullnet për të ndryshuar qytetin dhe komunën tuaj, të gjithë së bashku mundemi dhe duhet që ta mbështesim Bedri Hamzën, ashtu që me datën 17 tetor të keni festë të gjithë ju, t’i jepni fund keqqeverisjes e t’i jepni fillim qeverisjes së mirë.”, tha ai.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza tha se gjatë katër viteve të fundit në Mitrovicë ka pasur keqqeverisje, keqmenaxhim, keqpërdorim të parasë publike, mungesë të transparencës dhe mungesë të llogaridhënies.

“Asnjë shkollë e re, asnjë çerdhe e re, asnjë projekt me të cilin mundet me u identifiku Mitrovica. Çdo vit, përmbaruesi privat ia ka marrë nga 1 milion e 100 mijë deri në 1 milion e 700 a 800 mijë, e këtë vit do të kalojë mbi 2 milionë. Veç në emër të interesit dhe të provizioneve, Komuna e Mitrovicës në katër vitet e fundit i ka 800 mijë euro. Këto 800 mijë euro me ia pasë dhënë fukarenjve, këto 800 mijë euro me ia pas dhënë sportistëve, këto 800 mijë euro me ia pasë dhënë artistëve, këto 800 mijë euro me i pasë dhënë në projekte, sigurisht që Mitrovica do ta kishte një gjendje tjetër.  Zona e lirë ekonomike, 48 hektarë, 500 mijë euro të investuara, veç një biznes është aty. Jo që kanë ardhë bizneset, por kanë ikë bizneset.”, tha Hamza.

Ai duke kërkuar mbështetje për programin e PDK-së, theksoi se në Mitrovicë do të qeveriset me njerëz të mirë, të ndershëm dhe të ditur.

“Do të ketë investime në kulturë, investime në edukim, përmirësim, përfshirje e fëmijëve qysh nga mosha e re shkollore. Gjithashtu, do të trajtohet bujqësia, zhvillimi urban, parkingjet. Nuk mundesh njerëzve me ju thanë: po bre, unë e di që kur të bësh shkelje ligjore policia duhet me e zbatu ligjin. Po, kemi mungesë të parkingjeve, kemi me i identifiku. Parking nëntokësor, bashkë me çerdhe, Shtëpi të Komunitetit, park te Stacioni i Autobusëve, dislokimin e Stacionit të Autobusëve përballë Stacionit të Trenit. Gjithkund në botë i ke kështu. Parking nëntokësor te Omni Sport, parking te Qendra Zejtare, por jo me i dëmtu bizneset, por me ua përmirësu bizneseve. Dhe shumë projekte të tjera, duke e përfshirë edhe liqenin, kompletimin e infrastrukturës, gjelbërim shumë më tepër, zbukurim i atij aseti që është vlerë e shtuar për Mitrovicën. Të gjitha këto janë në programin e Partisë Demokratike.”, tha Hamza.


Të ngjashme