Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma’s Socialdemokarte, Jakup Krasniqi ka thënë se loja me kufirin dhe kjo për normalizimit e marrëdhënieve më shtetin që ka qëndrim armiqësor të nivelit të lartë, nuk është pronë e asnjë individi, cilido qoftë ai.
Krasniqi thotë se është punë e një konsensusi kombëtar që duhet të arrihet. “Përgjegjësit kryesor që na ka sjellë në ketë gjendje nuk u duhet besuar më! Një fillim i ri është i domosdoshëm, por si?”, ka thënë ai.
Statusi i plotë i Krasniqit:
NJË FILLIM I RI I DOMOSDOSHËM
Të gjithë duhet ta kuptojmë se si loja me kufirin dhe kjo për normalizimit e marrëdhënieve më shtetin që ka qëndrim armiqësor të nivelit të lartë, nuk është pronë e asnjë individi, cilido qoftë ai! Është punë e një konsensusi kombëtar që duhet të arrihet. Përgjegjësit kryesor që na ka sjellë në ketë gjendje nuk u duhet besuar më! Një fillim i ri është i domosdoshëm, por si?
Ajo që kemi parë gjatë viteve të Pavarësisë dhe që e shohim edhe sot, janë përpjekjet e çmendura të ndonjë individi për t’i personalizuar të arriturat e kombit, të brezave të ndryshëm e që vijnë nga dekada e dytë e shekullit XX e krejt deri me sot. A ka më qesharake sesa të thuhet: “Lirinë, Pavarësinë, Ushtrinë etj., ua bëra Unë, unë e unë?! Si nuk mësuan ata individë të vegjël as edhe gjënë më të thjeshtë nga Skënderbeu i cili u thoshte shqiptarëve se: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj … “! Mbase është e kuptueshme, Ai ishte udhëheqës i madh i kombit!
Sot të gjithë, vendor e ndërkombëtar duhet ta dimë se jo vetëm luftërat e fundit në hapësirën e ish Jugosllavisë kanë treguar e tregojnë se, politika serbe nuk njeh gjuhë tjetër veç gjuhës së forcës! Dhe ketë e kemi parë të gjithë. Kush nuk e ka kuptuar deri më sot ketë, kudo që të jetë, në Kosovë apo në BE a kudo tjetër, do të thotë se ai apo ata nuk kanë kuptuar asgjë nga ajo që dihet botërisht! Ata nuk do të kuptojnë asgjë as tani!
Dialog po, por vetëm mes vendeve të barabartëve për njohje reciproke! Një formë e tillë e dialogut, nga lajmet që vijnë nga Beogradi nuk duket në horizont! Kjo duhet parë pa syze!