Krasniqi: PDK e bashkuar dhe e vendosur në prag të zgjedhjeve të së dielës

Prishtinë | 25 Dhj 2025 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja e fundit e shtabit qendror zgjedhor të PDK-së, në prag të zgjedhjeve të së dielës.

Krasniqi ka theksuar se mbledhja është zhvilluar në prani të kryetarit të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke nënvizuar unitetin dhe vendosmërinë e strukturave partiake.

“Jemi bashkë, të palëkundur dhe të bashkuar rreth një qëllimi të vetëm. Rruga jonë është e qartë, pa dilema dhe pa kthim pas. Përpara është misioni ynë për qytetarët dhe për Kosovën. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme