Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se PDK-ja dhe Vetëvendosja përbëjnë koalicionin e vërtetë në Kosovë.
Këtë e ka lidhur me votimin e asamblistëve të të dy partive në komunën e Prishtinës, për shkarkimin e asamblistit të PSD-së, Qëndrim Spahiu, nga Ndërmarrja Publike Banesore.
“Siç e pamë sot PDK-ja bashkë me VV-në po bashkëpunojnë shumë mirë për sabotimin e Komunës së Prishtinës. Ky po duket që është koalicioni i vërtetë që po ndodhë në Kosovë”, ka shkruar në profilin e vet në Facebook ish-anëtari i VV-së.