Krasniqi propozon tryezë të kandidatëve për kryeministër

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 22:16 | Nga

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, e konsideron tejet të ngushtë rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Sipas tij, mënyra më e mirë për të dal nga kriza eventuale është organizmi i një tryeze nga kandidatët për kryeministra, raporton Indeksonline.

“Kushtetuta mendojë se është e qartë në këtë drejtim dhe e kemi edhe një vendim të kushtetueses e tek pasi të dihet se cili subjekt sa i ka sigurisht se do të ishte më mirë që kandidatët për kryeministra të tri subjekteve mu ulë dhe me e gjet një zgjidhje”, ka thënë ai.

Ndërsa, Krasniqi ka komentuar edhe ofertën e Albin Kurtit për t’iu bashkangjitur qeverisjes së Vetëvendosjes. Ish-kryetari i Kuvendit thotë se për këtë çështje duhet të pyetet tjetërkush.

“Për këto çështje më mirë të pyetet kryetarët e partive që janë në krye të listës së PAN-it. Mendojë se njëherë duhet të pritet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kurti gjatw ditës sw sotme ka deklaruar se në koalicioni paszgjedhor derën e hapur e kanë edhe deputetët e koalicionit PDK-AAK-Nisma të cilët nuk duan të kenë edhe një tjetër qeveri të klanit ‘Pronto’.

“Ne sot ftojmë të gjithë deputetët e koalicionit LDK-AKR dhe atyre AAK e NSIMA që janë të pakënaqur me klanin “Pronto”, që të na bashkohen për përgatitje të një qeverie të re për Kosovën. Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Prandaj e kemi obligim që ta çojmë obligimin dhe vullnetin e tyre përpara”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme