Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive që ta thërrasë seancën e Kuvendit, duke theksuar se Kosova që nga 8 gushti nuk ndodhet në një situatë normale, raporton Ekonomia Online.
Krasniqi ka thënë se përgjegjësia e deputetëve është mbrojtja e Kushtetutës dhe funksionalizimi i institucioneve të vendit.
“Që nga data 8 gusht, Kosova nuk është në një situatë normale. Përgjegjësia jonë është e qartë, ta mbrojmë Kushtetutën tonë. Mandati i deputetit është përgjegjësi dhe bëj thirrje kryesuesit të seancës konstituive që ta thërrasë seancën konstituive.
Kjo nuk është kërkesë e një partie politike, por e një vendi. Së pari duhet ta rikthejmë rendin kushtetues, të funksionalizojmë institucionet dhe ta kthejmë në pikën aty ku duhet të jetë Kuvendi.
Na kanë votuar për t’i krijuar institucionet. Mbi të gjitha, Republika duhet të ecë përpara”, tha Krasniqi.