Krasniqi reagon për sulmet në veri: Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar në lidhje sulmet që i janë bërë sot zyrave të komisionit komunal zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Ai ka shkruar se Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa ka thënë se Kryeministri i vendit po heshtë për situatën në veri.

Postimi i plotë:

Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës!

Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.

Fol Kryeministër!

Të ngjashme