Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, njëherit edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të NISMA Socialdemokrate ka reaguar rreth sulmit të dy autobusë me pelegrinë serbë në Istog.
Sipas Krasniqit sulmuesit e këtyre “pelegrinëve”, duhet kërkuar në Beograd.
“Zyrtarët e Kosovës apo kushdo tjetër kot i kërkojnë e distancoheni nga sulmuesit e “pelegrinëve” serbë ne Istog a diku tjetër në Kosovë, sulmuesit janë vetëm në Beograd e askund tjetër. Nuk janë “pelegrinë” ata, që në Kosovë vijnë me logjikën e mitologjisë shoviniste serbe, me logjikën e politikës se gjenocidit serb, me logjikën e medieve serbe që mbjellin përditë urrejtje ndaj shqiptarëve në përgjithësi e atyre të Kosovës në veçanti, nuk mund të vijnë “pelegrinët” në Kosovë me logjikën mitomanisë shoviniste të Kishës serbe në Kosovë,” ka shkruar Krasniqit në Facebook.
Sipas tij, vetëm në Beograd krijohet fryma dhe atmosfera për ardhjen e pelegrinëve paqësor në Kosovë.
“Atje jo vetëm që nuk është krijuar kjo frymë, por mbillet përditë fryma e urrejtjes! Prandaj, sulmuesit e ‘pelegrinëve’ serb, kërkoni, i keni dhe i gjeni vetëm në Beograd.”