Krasniqi: Synojmë të jemi shembull për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Prishtinë | 29 Sht 2023 | 10:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2023, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar “Forumi për Sportin”, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, tha se falë një bashkëpunimi të mirëfilltë me Qeverinë, Komunë e Prishtinë, komunat e tjera por edhe Shqipërinë kanë arritur që të fitojnë organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Për këtë organizim që e quajti më të madhin ndonjëherë, tha se po bëhet punë e pandalshme, duke shtuar se synojnë të jetë shembull të organizimit.

“Këtë herë kjo ngjarje na gjënë me lajme të mira, falë një bashkëpunimi të mirëfilltë kemi fituar organizimin që bashkon 26 shtete nga 3 kontinente, siç janë Lojërat Mesdhetare 2030”.

“KOK-u po bën punën më të mirë të mundshme, andej të tillë do të jemi edhe në vitet në vijmë. Synojmë të jemi shembull për organizimin e Lojërave Mesdhetare, prandaj të gjithë të jemi sa më aktiv”.

Ibër Alaj, koordinator nacional i “BeActive”, tha se Java Evropiane e Sportit promovon pjesëmarrjen në sport sidomos për të rinjtë.

Kur foli për Lojërat Mesdhetare tha se duhet kapacitete e infrastrukturë efikase, raporton EO.

“Ne përmes promovime të tilla vetëdijësojmë të rinjtë që të jenë aktiv. Java Evropiane e Sportit promovon pjesëmarrjen në sport. Kjo nismë është udhëhequr nga Komisionin Evropian me një rezolutë”.

“Ky projekt është i shtrirë në gjithë Kosovën, kjo mundëson që stili i jetës të jetë i shoqëruar me aktivitet sportive. Organizmi i Lojërave Mesdhetare kërkon edhe kapacitet edhe infrastrukturë, të koordinohemi të gjithë”.  

Të ngjashme