Armë, fishekë, dokumente, USB-SanDisk, llaptop janë disa nga gjërat që njësitet policor kanë konfiskuar gjatë aksionit që patën të dielën në tri lokacione në Vushtrri.
“Njesitet policore pas hetimeve te zhvilluara kanë kontrolluar tri lokacione, dy shtëpi dhe një lokal, prone e katër të dyshuarëve meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar. Gjatë kontrollit policia kanë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: dy armë të shkurta, 352 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë, dy palë dylbi, shtatë telefona celular, një shkop druri, një palë dorëza, një thikë, dokumente të ndryshme, një pasaportë, një patent shofer, një USB-SanDisk, një llap-top, një palë patika dhe një çelës motori. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditës është raportuar se aksioni ndodhi në familjen e Gërveshëve.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë dje njoftoi për katër të arrestuarit. Tre nga ta ngarkohen me veprën penale “Detyrimi”, si dhe një person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“