Krejt dhe drejt humnerës!

Prishtinë | 18 Sht 2024 | 21:14 | Nga Ehat Miftaraj

Sukseset e Kosovës në politikën e jashtme vetëm këtë javë:

  1. Ministri i Punëve të Jashtme te Hungarisë: NUK e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
  2. Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë: Marrëveshja e CEFTA-s kalon edhe pa Kosovën.
  3. Në Bruksel si duket është diskutuar lidhur me hapjen e urës së Ibrit ne takim me Petkoviqin dhe NATO-n.
  4. Në Bruksel nënshkruhet vendimi i lirisë së lëvizjes me pasaporta te Serbisë per qytetarët serbë të Republikës se Kosovës.

Albin Kurti, Besnik Bislimi dhe Donikë Gërvalla bashkë me ekspertët dhe ekipet e tyre me shumë sukses e kanë kthyer të ardhmen e Kosovës, raportet me aleatët, dialogun, integrimin evropian, subjektivitetin ndërkombëtar e krejt fushat e tjera të jetës ne një fushë me mina, ku pasojat dhe dëmet janë evidente.

Pa marrë parasysh se kush i fiton zgjedhjet në shkurt 2025, kush dhe me çfare fuqie politike e formon qeverinë, edhe nëse ka vullnet me kthy Kosovën ne rrugen e drejtë, do te duhen minimalisht katër e me shumë vite per te riparuar dhe menaxhuar dëmin e shkaktuar.

Krejt dhe drejt humnerës!

Të ngjashme