Kreu i Gjilanit zotohet për nisjen e aksionit për ndalimin e zhurmës në qytet

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Qeverisja komunale e Gjilanit është zotuar se nuk do të lejojë vazhdimin e zhurmës, e cila po shkaktohet nga volumi i lartë i zërit të muzikës në kafene të ndryshme, duke paralajmëruar edhe dënime mandatore, konfiskim dhe mbyllje të lokalit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se ka ankesa për rikthim të zhurmës në lagjen “Dardania” dhe në lokacione të tjera nëpër qytet, dhe se është shndërruar në një problem për të cilin ka ankesa nga banorët, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka deklaruar se mund të lejohet operimi i kafeneve pas orës 12 të mesnatës vetëm nëse ato respektojnë thirrjet e Komunës për mosshkaktim të zhurmës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme