Kreu i KQZ-së e nis mbledhjen me ngushëllime për familjet në Pejë e Tetovë

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 11:33 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, mbledhjen e ka nisur  duke iu shprehur ngushëllime familjarëve pas incidentit të ndodhur mbrëmë në Pejë, ku të vdekur mbetën dy persona, anëtarë të PDK-së, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu, ngushëllime shprehi edhe për aksidentin e ndodhur në Tetovë, ku si pasojë e shpërthimit në spitalin Covid, kanë humbur jetën 14 persona.

Temë diskutimi në këtë mbledhje ishte raporti i auditorit, ku sipas anëtarëve të VV-së duhet hetuar nga Prokuroria.

Ata kërkuan të dinë se pse ende nuk janë dërguar ato shkelje në prokurori, derisa kanë paralajmëruar se ato shkelje do t’i dërgojnë vetë.

Këtë çështje e ka ngritur më mbledhjen e sotme, Alim Rama nga VV-ja.

Pas kësaj kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se derisa nuk e kanë procesverbalin e Komitetit të Auditimit nuk mund të veprojnë apo t’i dërgojnë ato në prokurori. Sipas tij, duhet të respektohet procedura dhe pa i parë të gjeturat nuk mund të japin vlerësim.

Anëtari tjetër i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se të gjeturat e auditimit të brendshëm kanë konstatuar shkelje të shumta e madje edhe vjedhje dhe se do t’i dërgojë në prokurori nëse këtë nuk e bënë kryesuesi i KQZ-së.

Të ngjashme