Radoniqi voton i pari, bën thirrje për proces të qetë zgjedhor e demokratik

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 07:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë.

Ai ka votuar në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka votuar sot në orën 07:00 të mëngjesit në Pejë, atëherë edhe kur u hap qendra e votimit, gjersa ka thënë se gjithçka është sot gati në ditën e zgjedhjeve.

Radoniqi në një deklaratë për media tha se beson që të gjitha qendrat e vendvotimeve janë hapur në komuna, megjithatë informata të sakta tha se do të jepen më vonë.

“Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të votojnë për përfaqësuesit e tyre… Ftoj të gjithë qytetarët dhe akterët që në këtë ditë zgjedhore të respektojnë ligjet dhe rregullat zgjedhore për një proces zgjedhor të qetë e demokratik”, tha ai

I pari i KQZ foli edhe për procesin zgjedhor në diasporë, i cili proces tha se ka shkuar për së mbari dhe pa asnjë problem.

Ai njoftoi se diku mbi 15 mijë persona kanë votuar në diasporë, pa i numëruar votat përmes postës.

Të ngjashme