Kreu i minigolfit me vizitë në Austri

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 16:37 | Nga

Kryetari i Federatës së Minigolfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu ka qëndruar për një vizitë në Austri.

Përmes një komunikate për media bëhet se ditur se, “me ftesë të shqiptarit Lulzim Vehapi i cili punon dhe luan në Klubin e Golfit Donau në periferi të Linz – Austri jam duke qëndruar dhe ushtruar golf tre ditët e fundit. Përveç Lulzimit këtu punon dhe ushtron edhe shqiptari tjetër nga Tetova Idriz Iseni i cili po i prin lojës për shkak të përvojës më të madhe”.

“Si Kryetar i Federatës së Minigolfit të Kosovës jam pritur shumë mire në këtë fushë të golfit edhe nga menaxheri Ndërkombëtar i njohur në Ballkan, Gerry Jekl i cili na komplimentoi për organizimin e Kampionatit të Minigolfit World Adventure Golf Masters 2016 vitin e kaluar në Kosovë”, është shprehur kreu i minigolfit të Kosovës.

Ai ka shtuar më tutje se, “ky udhëtim i imi do të pasohet nga një udhëtim tjetër gjatë këtij viti ku së bashku me Blerim Sejdiun do të udhëtojmë për ta vizituar Klubin e Golfit Heitlinger në Gjermani me ftesë të, Arif Arifi, menaxher i klubit, me ç’rast do të jetë organizimi kryesor mes shqiptarëve nga komuniteti i sportit të golfit sepse deri në vitin e ri pritet të ndodhë kompletimi i klubeve dhe themelimi i Federatës së Golfit të Kosovës”.

Ai thotë se arsyeja kryesore e themelimit të Federatës është se komuniteti shqiptar posedon lojtarë profesionist të golfit siç janë: Adnan Hajdini dhe Mërgim Gjinovci nga Gjermania me hendikep zero si PGA Germany, pastaj trajneri ynë në Holandë Isi Zejnullahu si PGA Europe, licenca e fundit botërore, motrat Arifi dhe vëllai i tyre junior Albin Arifi gjithashtu nga Gjermania, por edhe lojtarë tjerë të cilët nga viti i ardhshëm do ta veshin fanellën e Kosovës në lojën e golfit duke shkruar historinë tone më të re sportive.

Golfi si sport olimpik ka vlerën e veçantë sepse është sport që luhet individualisht dhe ky është avantazh për ne sepse dihet botërisht për sukseset shqiptare në gara individuale.

Lojtarët e lart cekur karrierën e tyre e kanë nisur në Evropë me përkrahjen e familjarëve të tyre, ndërsa në të ardhmen besojmë se MKRS apo Komiteti Olimpik do t’i ndihmojë financiarisht Ambasadorët e Golfit të Kosovës të cilët do ta rrumbullakojnë imazhin sportiv të Kosovës botërisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme