Krijuesi i teknologjisë Android hedh në treg telefonin e tij

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 10:00 | Nga

Andy Rubin, njëri nga krijuesit e softuerit Android të Google, ka lansuar telefonin e tij të mençur. Rubin ishte larguar nga Google në vitin 2014 për të krijuar Playground, një kompani e investimeve teknologjike.

Essential është njëra nga kompanitë që financohet nga Playground, dhe Essential Phone është produkti i saj i parë. Ky telefon funksionon me teknologjinë Android, dhe aktualisht është në shitje për 699 dollarë.

Megjithatë ky produkt do ta ketë të vështirë të futet në tregun e dominuar nga brendet e njohura për telefona të mençur. Samsung aktualisht ka më së shumti aksione në tregun e telefonave të mençur, me 21% të shitjeve globale, përderisa Apple ka 14%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme