Një ngjarje e rëndë ka tronditur Dragashin së fundmi.
Mbrëmjen e së hënës, në fshatin Zlipotok të kësaj komune u vra me thikë, imami Gazmen Tairovci. I dyshuar për rastin deri në këto momente është Beshir Hamza si dhe babai i tij.
Sipas Klan Kosova, në mesin e të dyshuarve është edhe nëna e dorasit. Ajo dyshohet se ka pasur rol nxitës apo ka shtyrë në kryerjen e veprës penale.
“Megjithatë këto mbeten vetëm dyshime në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar”./Klankosova.tv