Çdo vit në zonat kufitare krijohen rradhë të gjata si pasojë e dëshirës së emigrantëve për t’u kthyer në vendlindje e për t’i kaluar festat në Shqipëri. Edhe këtë vit në pikat kufitare janë krijuar rradhë të gjata makinash.
Kakavija, është një prej pikave kufitare me më shumë trafik. Sipas udhëtarëve, mungesa e një terminali në doganë shton rradhët e gjata, kaosin dhe pritjen.
Në 48 orë, në vendin tonë, bëhet me dije se kanë hyrë prej doganës së Kakavijës rreth 20 mijë emigrantë. Ndërsa rreth 6000 qytetarë kanë shkuar në drejtim të Greqisë.
Në Kapshticë, gjatë 24 orëve kanë hyrë rreth 6321 shtetas shqiptarë dhe të huaj, e kanë dalë rreth 3289 të tjerë.