Kritikohet Strategjia për bashkëpunim ndërkombëtar, kërkohet lobim të pesëshja e BE-së

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 14:40 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka dërguar në Kryesi Draft-Strategjinë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërparlamentare dhe Raportin nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Diasporën dhe Mërgatën, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesja e komisionit, Vjosa Osmani tha se dokumenti i Draft-Strategjinë për bashkëpunim ndërkombëtar ka qenë i përgatitur dobët dhe ashtu nuk do të e ndihmonte Kuvendin që në të ardhmen të koordinoj politikën e punëve të jashtme.

“Dokumenti ka nevojë për përpunim, siç na u është dorëzuar është një strategji ndërinstitucionale”.

Osmani tha se janë bërë modifikime teknike dhe se në vitin 2019 duhet një bashkëpunim i ngushtë me Kryesinë, komisionin e departamentet për marrëdhënie ndërkombëtare.

Ajo shtoi se në vitin 2019 Kuvendi duhet të fokusohet në bashkëpunime dhe marrëdhënie me shtetet e BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, bashkëpunimi me Parlamentin Evropian, asamblenë parlamentare të NATO-s, e OSBE-së, e Këshillit të Evropës etj.

“Ajo që i mungon dokumentit janë planet strategjike në raport me shtetet veç e veç dhe organizatat ndërkombëtare, nuk mjafton vetëm përshkrimi i aktiviteteve, por plan strategjik”, tha Osmani.

Deputetët e koalicionit qeverisës Time Kadriaj nga AAK-ja dhe Elmi Reçica, nga PDK-ja thanë se e mbështesin këtë dokument dhe mund të dërgohet në Kryesi.

Deputetja e PDK-së Evgjeni Thaçi-Dragusha ka paraqitur 11 rekomandimet e grupit punues që ka nxjerrë në Raportin nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Diasporën dhe Mërgatën.

“Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike duhet të saktësoj përgjegjësitë institucionale, të definon statusin e qendrave kulturore për diasporën dhe mërgatën, të avancoj rolin e diasporës në zhvillimin socio-ekonomik, të avancoj të drejtat politike të diasporës për thjeshtëzimin e votimit nga jashtë”.

“Në bashkëpunim me MAShT të funksionalizojë platformën elektronike për përfshirjen e literaturës mësimore, të planifikoj buxhet shtesë për 2019, të hartoj ligjin e ri për diasporën dhe mërgatën”, tha Thaçi-Dragusha.

Fitore Pacolli, deputet e VV-së tha se në pikën e 9 të kërkohet nga Ministria e Diasporës që të diaspora të ketë një kanal për ta, por sipas takimeve që kanë qenë me diasporën asnjëherë nuk është kërkuar që të jetë një kanal, por programe. RTK nuk e ka përfill këtë dhe nuk i ka jap hapësirë diasporës në kanalin e tyre.

“Në diasporë asnjë nuk e ka kërkuar një kanal të diasporës, por një program brenda RTK”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku-Kastrati tha se përfaqësuesit e diasporës kanë kërkuar që si anëtar të bordit në RTK të jetë një mërgimtar dhe një kanal televiziv për diasporë, por këto i kushtojnë buxhetit të shtetit.

Glauk Konjufca, nga VV-ja tha se ka pas raste që në tubimet që janë bërë në diasporë, por gazetari i RTK-së për përfitime personale ka kërkuar para ekstra ndoshta deri në 2 mijë euro për të ia përcjellë ngjarjen dhe kur nuk i ka marrë ato para atëherë as ngjarja nuk është përcjell dhe nuk është transmetuar.

Por sipas tij, RTK si kanal publik e ka pasur për detyrë të përcjellë atë ngjarje, por për përfitime personale gazetarët e kanë bërë të kundërtën.

Kryetarja Osmani shtoi se komisioni duhet vetëm të shqyrtoj kërkesën për një program 100% për diasporën dhe më pastaj ministria e Diasporës të vendosë.

 

Të ngjashme