Kriza nga koronavirusi: Gjermania ka gati planin për mbështetjen e ekonomisë

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Gjermania ka premtuar që të disbursojë një shumë të konsiderueshme monetare për ekonominë si pasojë e goditjes nga koronavirus. Ministri i financave gjermane, Olaf Scholz, e përshkroi këtë si një “bazooka” e madhe që do ta ulë krizën që pritet ta godasë ekonominë më të madhe të eurozonës.

Lëvizja qe pjesë e një serie masash që janë ndërmarrë nga qeveritë dhe rregullatorët në gjithë Evropën për të rregulluar tregun, për shkak të frikës se pandemia mund të nisë një recesion global.

Kjo lëvizje vjen kur Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, foli për një krizë që virusi COVID-19 mund të sjellë edhe në ekonomitë e BE-së.

Ministri Scholz u shpreh se Qeveria do ta gjenerojë një shumë të palimituar likuiditeti për të asistuar kompanitë gjermane që do të preken nga pandemia që të  mos ndalohet furnizmi në të gjithë vendin.

Paketa e zbuluar të premten nënkupton një ekspansion të kredive që do të jepen nga KFW, Banka Shtetërore e Zhvillimit. Kompanive do t’u lejohet që të shmangin miliarda euro taksa.

“Kjo është një ‘bazooka’, ne do të përdorim gjithçka që kemi.” u shpreh ministri Scholz përpara gazetarëve në Berlin.

Të ngjashme