Krizë e madhe morale!

Prishtinë | 25 Tet 2024 | 19:38 | Nga Kimete Berisha
  1. Me vetulla të lyera korb, një shqiptar tha në Hagë se komandantët e UÇK-së janë ‘gëzuar’ kur janë vrarë familja Jashari.

Gëzimi nuk vërtetohet me fakte….
Ai nuk foli për vrasësit serbë të familjes Jashari, por foli për ‘vrasësit’ shqiptarë të familjes së tij, anipse askush nuk i është vrarë në familje.
Por, ka mundur t’i vritet!

  • Tha se H.Th. ka pasur merak ta ‘shfaroste’ familjen e tij.
    As meraku nuk vërtetohet me fakte.
  • Përveç merakli i ‘shfarosjes’ së tij, dëshmitari e quajti gjithçka H.Th. edhe puthës të dështuar….
    Tha se H.Th. ia ka puthur dorën, pa dëshirën e tij.
  • Dëshmitari ka qenë aq i rrezikuar nga H.Th. sa që është gjallë.
  1. Krizë e madhe morale, dhe mendore….

Shqiptarët kërkojnë drejtësi në Hagë për ‘vrasjet që s’kanë ndodhur’, e jo për vrasjet që kanë ndodhur.,..

Gjykimi i dëshirave dhe ëndrrave të parealizuara kanë bërë që të duket sikur në Kosovë ka ndodhur një luftë qytetare mes shqiptarëve.

  • E në anën e Serbisë ka pasur edhe shqiptarë, paska pasur shumë.
  1. Ka çaste, shumë çaste, që duket si Gjykatë Speciale e LDK-së kundër UÇK-së. Le të jetë.
    Por s’e kuptoj pse kanë hyrë në mal pa sakicë.
  • Një tjetër dëshmitar me vetulla të lyera edhe më futë se i lartpërmenduri, foli për do të burgosur atje larg, diku në qiell: ka qenë një herë një plak e një plakë…
  • Fakt s’është urrejtja, fakt s’është ndjenja, fakte s’janë thashethemet.

Shqiptarët me asnjë fakt nuk mund ta dokumentojnë historinë e tyre.
As luftën e as viktimat.
Një trohë histori që e kemi e kanë dokumentuar historianët amerikanë dhe udhëtarët evropianë të rastit që u ka ra rruga nëpër Kosovë.

  • Historian shqiptar ende nuk ka Kosova. Ka vetëm thashetheme dhe fjalë të sokakëve.
  • Ende për asnjë viktimë shqiptare nuk ka drejtësi, anipse drejtësia është në duar të shqiptarëve.
  1. Derisa Ish Presidenti Thaçi po akuzohet për ‘dëshirat’ e tij ‘shfarosëse’, ish Presidenti Ilir Meta u duk sikur u kidnapua kur u arrestua nga drejtësia e Re e Shqipërisë.

-.Ilir Meta u trajtua si vrasës masiv, policët ia kapën kokën si gjylën e topit dhe e ngrehën zharg si të luajtur.

  • Kur e çuan në qeli – treguan se atje ia dëgjuan britmat, çirrjet dhe thirrjet se si ai nuk është Ilir Meta por është Vasil Laçi, pa provuar ta ‘vras’ ndër të tjerë as kryeministrin e Shqipërisë.
  • Ilir Meta për momentin e konsideron veten atentator në tentativë i politikanëve (Vasil Laç), , por nuk ia ka realizuar vetes këtë ‘dëshirë’.
  • Më kollaj, mund të zgjedhte të ishte Blendi Fevziu, por Blendin s’e merr kush seriozisht sherri i atyre shorts-eve të kuqe.
  • Pasi bëri një pauzë nga britmat e grisjet, e la Vasil Laçin dhe kërkoi azil politik tek Viktor Orban, për inat të Amerikës që e kanë ‘pushtuar’ drejtësinë shqiptare.
  1. Ish gruaja e tij, në fjalën e saj mbrojtëse para gazetarëve tha se Ilir Meta është aq i pafajshëm sa nuk e di as sa kushton një shishe ujë.
  • Monika Kryemadhi tregoi se kur ishte e re ishte në gjendje ta vriste veten për Ilir Metën si Romeo për Xhulietën.
    Nuk tha si Xhulieta për Romeon, se edhe Xhulieta e ka mbytur veten për Romeon.
  • S’di pse gjithmonë ka pasur tendenca letrare që Romeos t’i jepet përparësi në sakrificë dhe sakrifica e Xhulietës të mbetet nën hije, siç ka mbetur.
  1. Ishte duke ecur e vetmuar në rrugën ‘Faton Peci’ kur Dejona Mihalin e ndjekte Frashëri dhe si me gur e gjuante me pyetjen se ‘si ndjehet ajo si e para e shtetit’.

-.Pyetja ishte e rëndë por i vetmi organ që i reagonte Mihalit në provokimet e Frashërit, ishte hunda e saj e kuqe.

  • Mihali duket si një zhele e arnuar për së treti, por zyrtarët e administratës asaj i duken hallexhinj ‘kësi të UÇK-së’.
  • Që t’i duket një zyrtar hallexhi, ajo duhet të ketë shumë pare.

Sot ka arritur të bëhet më e popullarizuar se Lumir Abdixhiku.
Arritjet e saj më të mëdha janë si në vijim: – të spiunojë në mënyrë transparente (në telefon), pra, në të njëjtën kohë i zbulon dhe i kundërzbulon ata që i spiunon;

  • ka arritur që dëshirat e saj të jenë urdhëra;
    -,është në gjendje të luaj me rrymë e rryma ta zë dikënd tjetër;
  • si dhe ka arritur ta detyrojë Albulenën t’i thotë ‘Të dua’.

-,Mbi të gjitha, me metodat e saj misterioze, ka arritur ta tremb ish-shikun, ish-sigurimin e atdheut dhe të gjithë ishat tjerë.

  • Ama, arritja e saj historike është demitizimi i Albin Kurtit dhe shndërrimi i tij në një karikaturë të saj.
  1. Një ditë, padashje, me veturë, i dhashë përparësi Liburn Aliut, se e pashë me vonesë.
  • U nervozova që i dhashë përparësi atij që po hetohet për vjedhjen e ujit, e ne për vete e paguajmë ujin që s’e pimë sepse na e kanë helmuar.
  • Nuk e di pse na e kanë helmuar ujin!
  • Liburn Aliu ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me drejtësinë, thuajse është kah e pyet kush.
  • Por, Albin Kurti që pyetet, nuk ka shprehur gatishmërinë ta ndërpres bashkëpunimin me Liburn Aliu!
  • Ky është ai Albin Kurti i cili për një fjalë goje e ka shkarkuar Agim Veliun, e sot nuk e shkarkon Liburn Aliun për miliona euro të munguara.
  1. Në Berlin, në Paris, në Beograd dhe në Romë, një kilogram fasule kushton tri euro. – Veç në Kosovë pasuli kushton më shtrenjtë se morali.
    Ministria e Bujqëve u jep pare bujqëve që ta shesin pasulin si ushqim të ‘perendive’.
  2. Kriza morale është aq e madhe sa unë nuk e di se çka është më e pamoralashmja!
  • Ndoshta biseda e Mimoza Kusarit me terroristin serb, të cilit ia lëmonte egon dhe e luste të votonte kundër pagës së veteranëve, të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së.
  • Paramendoje ti veten duke e lutur një vrasës serb që të votoj kundër një invalidi të luftës!

-,Dhe, ai momenti kur Mimoza mundohet ta bind terroristin serb se sa ‘i poshtër’ është Kamishi!

  1. Për mua kulmi i imoralitetit ishte imitimi i djalit trupshkurtër në Big Brother.
  • Edhe më bizare se sa krimi i aktorit që ia imitonte kufizimet fizike, ishte qeshja e asaj gruas të cilën e ka çmendur ‘dashuria’ dhe e ka bërë të frikshme…!
  • Heightizmi është diskriminim.
    Përqeshja me të metat e njerëzve është diskriminimi më i tmerrshëm, është shprehja më e skajshme e urrejtjes, është krimi më i madh.
  • Është krim që ata në Big Brother e bënin për qejfi.
  • Edhe më krim është që produksioni e bindi atë djalin që të pajtohet me diskriminimin ndaj tij.
  1. Krizë e madhe është edhe ngazëllimi i Lumirit për Lumbardhin.
    Por, s’di a është krizë morale, nuk e di çfarë lloj krize është.
  • Por, krizë qesharake është që Lumbardhi tha se ‘Jam në duar të mira’ (për duart e Lumirit e kishte fjalën, kjo dorë që përkundi djepin…mos ia prishni dashurinë….nina-nana…fli, fli se je në duar të sigurta’. …).
  1. Horrllëk.

P.S. Nuk e kuptoj se pse veç mua nuk po më përcjellin zyrtartët e AKI-së!

  • Jam më e mira!

Të ngjashme