Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kurtuazie ambasadoren e Kroacisë në Prishtinë Marija Kapitanović, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Me këtë rast ministri Avdullah Hoti duke shprehur gatishmërinë e tij si ministër i Financave për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndër institucional, e vlerësoj lartë ndihmën e shtetit të Kroacisë për Kosovën, me theks të veçantë ofrimin e përvojës së shtetit kroat për Kosovën në fushën e ekonomisë dhe financave në proceset integruese të saj në Bashkimin Evropian.
Në këtë takim njoftues ministri Hoti gjithashtu e njoftoi ambasadoren Marija Kapitanović, për masat që ka marr deri më tani Qeveria e Kosovës për ndryshimin e ligjeve të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes, tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë si dhe për politikat e reja fiskale që pritet të ndryshohen gjatë vitit 2017.
Ndërsa, ambasadorja kroate Marija Kapitanović, e falënderoi Ministrin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit kroat për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës në rritjen e bashkëpunimit, sidomos në aspektin tregtar.