Kroacia e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur në takim Ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barišić.

Në takimin e sotëm, ministrja Haxhiu e ka falënderuar Ambasadoren Barišić për bashkëpunimin e deritanishëm duke e konsideruar Kroacinë si një vend ndër vendet mike dhe një partner shumë të rëndësishëm për Kosovën.

Gjatë diskutimit të zhvilluar në kuadër të këtij takimi, ministrja Haxhiu e ka njoftuar Ambasadoren Barišić me prioritetet të cilat synon t’i realizon gjatë mandatit të saj, përfshirë reformën në drejtësi dhe zbatimin e saj, sundimin e rendit dhe ligjit si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në anën tjetër, Ambasadorja Barišić ka falënderuar ministren Haxhiu për gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në çështje të caktuara, veçanërisht në bashkërendimin e aktiviteteve me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit, duke theksuar se Kroacia mbetet e përkushtuar në thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Të ngjashme