U kualifikua në botëror nëpërmjet barazhit, por pas fitores 3:0 ndaj Argjentinës, përfaqësueset do të duan të evitojnë Kroacinë në Rusi.
Kroacia ka konfirmuar kalimin në 1/8 e finales, pasi ka tubuar gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të fituara në Grupin D, transmeton Koha Ditore.
Fitorja bindëse ndaj Argjentinës në “Nizhny Novgorod” të enjten mbrëma, ka dhënë sinjale se ekipi i Zlatko Daliqit po synon suksesin e ekipit të vitit 1998, i cili përfundoi i treti. Në të vërtetë, Kroacia për herë të parë ka arritur të kalojë fazën e grupeve në botëror pas vitit 1998, ku u eliminua në gjysmëfinale.
Gjenerata e tanishme, e udhëhequr nga Luka Modriq, Ivan Rakitiq dhe Mario Manxhukiqit, po kërkon të përsërisë suksesin e 20 vjetëve më parë apo edhe të shkojë më larg.
Dhe nëse merret për bazë loja që Kroacia ka treguar deri më tani, atëherë është e drejtë të thuhet se shteti nga Ballkani është futur tashmë në mesin e favoritëve për titullin e kampionit.