Kroacia kërkon të nxjerrë hak për disfatën e rëndë

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Kroacia do të kërkojë të nxjerrë hak ndaj Spanjës për humbjen e thellë 6:0, që ia shkaktoi në shtator në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kombeve.

Kroacia e pret Spanjën në Zagreb të enjten mbrëma, në xhiron e parafundit të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për Kroacinë, pasi një humbje në fakt do ta vuloste thuajse rënien e saj nga Liga A. Humbja 6:0 është më e thella në histori të Kroacisë.

Nënkampionia e botës, Kroacia, pas dy ndeshjeve të zhvilluara në grup ka një pikë, ndërsa Spanja e kryeson grupin me gjashtë pikë. Anglia është e dyta me katër pikë. Spanjës një fitore në Zagreb i mjafton për të shkuar në barazh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme