KRU Gjakova ndërpret furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra, shkak prishja e gypave

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

KRU Gjakova njofton konsumatorët se për shkak të defektit në gypin kryesorë Ø 300, që ka ndodhur në fshatin Ujzë, janë detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë.

Zona e cila atakohet nga ky defekt duke mbetur pa furnizim me ujë të pijes përfshin fshatrat; Rugovë, Romajë, Demjan 2, Dedaj si dhe Lubizhdë e Hasit.

KRU Gjakova njofton se rikthimi i furnizimit me ujë nuk mundë të ndodhi deri nesër.

Postimi i plotë:

Defekt i ndërlikuar në fshatin Ujzë. KRU Gjakova njofton konsumatorët se për shkak të defektit në gypin kryesorë Ø 300, që ka ndodhur në fshatin Ujzë, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë. Zona e cila atakohet nga ky defekt duke mbetur pa furnizim me ujë të pijes përfshin fshatrat; Rugovë, Romajë, Demjan 2, Dedaj si dhe Lubizhdë e Hasit, Defekti i ndodhur i përket një natyre më të ndërlikuar, andaj me keqardhje njoftojmë konsumatorët se rikthimi i furnizimit me ujë nuk mundë të ndodhi deri nesër! Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

https://www.facebook.com/watch/?v=2138665289653441

Të ngjashme