KRU “Gjakova” u kërkon banorëve të Rekës së Keqe mos ta përdorin ujin për pije, shkak turbullirat pas reshjeve

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” i ka njoftuar banorët e Rekës së Keqe që mos ta përdorin për pije ujin.

Kompania njofton se për shkak të reshjeve dhe turbullirave, uji mund të përdoret vetëm për pastrim deri në njoftimin e radhës.

Njoftimi i plotë:

Paraqiten turbullira në furnizimin me ujë të pijes në zonën e Rekës së Keqe.

Pas monitorimit dhe mostrave të mara sot në teren në zonën e furnizimit Reka e Keqe, është konstatuar se turbullira e ujit në këtë zonë është paksa e ngritur si pasojë e reshjeve të vazhdueshme dhe uji nuk lejohet për konsum. Turbullira në furnizim me ujë të pijes janë shfaqur në burimin e ujit të “Bjeshkës Babaj Bokës” nga ku furnizohen konsumatorët e zonës.

Andaj ju sugjerojmë konsumatorëve të zonës-Reka e Keqe që ujin ta përdorin vetëm për pastrim, deri në lajmërimin tjetër nga KRU “Gjakova”.

Të ngjashme