KRU “Gjakova” vazhdon me investime – bëhet rehabilitimi e ndërrimi i rrjetit në Rahovecit

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësi KRU “Gjakova” ka vazhdar me realizimin e projekteve, duke investuar në Rahovec në rehabilitimin e ndërrimin e rrjetit.

Kompania ka bërë të ditur se është bërë ndërrimi i rrjetit  nga Asbest Cement AC dhe është vendosur rrjeti i ri  me Gypat RC PE me gjatësi l=90m’ në rrugën “Faredin Hoxha” në qytetin e Rahovecit.

Njoftimi i plotë:

Në vazhdimësinë e punëve paralele në kuadër të bashkëpunimit të mirë që kemi me Komunën e Rahovecit po realizohen projekte të rëndësishme për këtë komunë si bashkëpunim me KRU “Gjakova”.

Këto ditë është bërë ndërrimi i rrjetit  nga Asbest Cement AC dhe është vendosur rrjeti i ri  me Gypat RC PE me gjatësi l=90m’ në rrugën “Faredin Hoxha” në qytetin e Rahovecit.  Intervenimi është bërë në 90 metra gjatësi të rrjetit, ky projekt është realizuar nga KRU “Gjakova”- Njësia Operative Rahovec në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit.

Të ngjashme