Kryeinspektori Topalli flet pas shkarkimit: Dehari kishte tentuar edhe më parë ta vrasë veten me zhiletë

Prishtinë | 14 Mar 2023 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë nga shkarkimi i tij nga pozita e kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli ka dhënë një deklaratë interesante, ku thotë se Astrit Dehari, së pari ka tentuar ta vrasë veten me zhiletë të rrojës.

“Në dhomë janë gjetur bica të rrojës, që praktikisht nuk guxojnë me pas bica, sepse i ndjeri ka tentu njëherë me bica me ba vetëvrasje, me pre veten me lëndu veten, është e rëndë për opinionin publik, por opininoi duhet me ditë, shenjat janë. Pastaj prej momentit kur një i burgosur vendoset vetë në dhomë, oficerët janë të obliguar me ardhë kohë pas kohe me shiku, ose duhet ta qëndroj dikush brenda”, ka thënë ai në Dukagjini.

Ish-kryeinspektori, ka bërë të ditur se pas vdekjes së Deharit, janë gjetur shumë shkelje procedurale nga zyrtarët korrektues, por që sipas tij nuk kanë gjetur ndonjë element që të njëjtit kanë nxitur të ndjerin ta vrasë veten.

“Ka pasur një sërë shkeljesh procedurale të imëta, për të cilët kemi gjetur fajtorë zyrtarët korrektues. Nuk kemi gjetë në asnjë element, diçka që e ka nxitë të ndjerin për të ndërmarrë ndonjë veprim, ndonjë ngacmim prej stafit, ose presion prej stafit”, ka thënë ai.

Topalli, ka dhënë detaje edhe për deklaratën e një të burgosuri tjetër, i cili e kishte dhomën e burgut ngjitur me atë të Astrit Deharit.

Ky dëshmitar sipas Topallit, ka treguar se ka dëgjuar disa zhurma të cilat ngjasonin me “rrëzime” në dhomën e Deharit rreth tre minuta.

Rrëfimi ekskluziv i ish-kryeinspektorit Ylber Topalli, tregon si ka qenë dhoma e burgut ku ishte Astrit Dehari

Për herë të parë nga shkarkimi i tij nga pozita e kryeinspektorit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, ka rrëfyer në emisionin “Five”, për gjetjet e inspektimeve të tij sa i përket rastit të vdekjes së Astrit Dehari.

Topalli, ka treguar se në dhomën e burgut ku po qëndronte tashmë i ndjeri Astrit Dehari, janë gjetur zhiletë për rrojë, të cilët janë të ndaluar sipas tij të jenë brenda dhomave të burgut.

Tutje ai ka dhënë një deklaratë interesante, ku thotë se Astrit Dehari, së pari ka tentuar ta vrasë veten me zhiletë të rrojës.

“Në dhomë janë gjetur bica të rrojës, që praktikisht nuk guxojnë me pas bica, sepse i ndjeri ka tentu njëherë me bica me ba vetëvrasje, me pre veten me lëndu veten, është e rëndë për opinionin publik, por opininoi duhet me ditë, shenjat janë. Pastaj prej momentit kur një i burgosur vendoset vetë në dhomë, oficerët janë të obliguar me ardhë kohë pas kohe me shiku, ose duhet ta qëndroj dikush brenda”, ka thënë ai.

Ish-kryeinspektori, ka bërë të ditur se pas vdekjes së Deharit, janë gjetur shumë shkelje procedurale nga zyrtarët korrektues, por që sipas tij nuk kanë gjetur ndonjë element që të njëjtit kanë nxitur të ndjerin ta vrasë veten.

“Ka pasur një sërë shkeljesh procedurale të imëta, për të cilët kemi gjetur fajtorë zyrtarët korrekues. Nuk kemi gjetë në asnjë element, diçka që e ka nxitë të ndjerin për të ndërmarrë ndonjë veprim, ndonjë ngacmim prej stafit, ose presion prej stafit”, ka thënë ai.

Topalli, ka dhënë detaje edhe për deklaratën e një të burgosuri tjetër, i cili e kishte dhomën e burgut ngjitur me atë të Astrit Deharit.

Ky dëshmitar sipas Topallit, ka treguar se ka dëgjuar disa zhurma të cilat ngjasonin me “rrëzime” në dhomën e Deharit rreth tre minuta.

“Nuk ka pasur asnjë lëvizje, është shkelje sepse oficeri është dashtë të lëvizë, aty nuk ka qenë jo vetëm Astriti, në dhomën dy ka qenë në dhomën pranë një i burgosur tjetër që nuk ka dalë për shëtitje. Unë e kam deklaratën e tij, të shkruar, i kam të gjitha dëshmitarëve që kanë qenë në dhomë, të cilët e përshkruajnë rastin prej momentin që kanë ardhë dhe e kanë gjetur në dhomë. I brugosuri pranë që ka qenë, e përshkruan rastin se kam dëgjuar disa rrapëllime që kanë ngjasuar sikurse në rrëzime e kcime dhe ka zgjatur 3 minuta dhe ka qernë heshtje totale, zhurma është dëgju përsëri kur kanë ardhë të burgosurit dhe e kanë hapur derën dhe e kanë parë gjendjen e Astritit ashtu”, ka thënë ai.

Ylber Topalli, jep detaje për dy raportet në rastin Dehari

Një nga arsyet e shkarkimit të tij ministrja Albulena Haxhiu, i përmend edhe dy raportet nga ish-kryeinspektori, Ylber Topalli, të cilat sipas saj dallojnë mes vete.

Në lidhje me këtë cështje, Topalli ka thënë se një nga raportet nuk ka qenë zyrtar. Sipas tij raporti i datës 16 nëntor, ka pasur karakter infromues dhe nuk ka qenë zyrtar. Kurse raporti final ka qenë i datës 21 nëntor, ku është përfshirë edhe deklarata e dëshmitarit i cili e kishte dhomën ngjitur me atë të Astrit Deharit.

“Bëhet fjalë për një raport të datës 16, nëntor, është raport preliminar njoftues, nuk është i vetëm datës 16 por ka edhe të tjera raporte, ka edhe me telefon që i kam njoftuar kabinetin e ministres, qoftë dhe me gojë. Inspektimi ka zgjatë mbi 15 ditë, për çdo ditë kam gjetë elemente të reje. Ajo është një pjesë e raportit e paprotokoluar, nuk është raport zyrtar, është informativ, i nënshkruar prej meje për të treguar autencitetin.Kur kanë përfundu të gjitha elementet tjera, e kam bërë raportin përfundimtar, me nr të proktollit, e kam protokollu, dhe është raporti i datës 21 nëntor. Raporti i datës 16 dhe 21 dallojnë vetëm për shkak të terminologjisë. Nuk ishte raport final ai, nuk ishte zyrtar ishte informativ”, ka thënë ai.

Sipas tij, deklarata e atij dëshmitari kishte rëndësi të madhe për rastin e Astrit Deharit.

Pamjet e kamerave në Burgun e Prizrenit

Topalli ka folur edhe për akuzat e ministres Haxhiu, e cila kishte thënë se ai i kishte marrë kamerat e sigurisë së burgut të Prizrenit, para Policisë së Kosovës.

Ai e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se Haxhiu dhe të tjerët nuk e dinë se në cilën datë i ka marrë policia.

“Ata i konstatojnë se janë marrë kamerat, gjoja se unë i kam marrë kamerat para policisë. Në raport komisioni përcakton se ato janë marrë më datën 5,6,7, dhe nuk e dinë as kur i ka marrë policia. Në ditën kur ndodhë inspektimi apo të nesërmen nuk shkojmë sepse ka shumë mekanizma të shtetit që merren me hetime janë policia, prokuroria, komisioni i shërbimit korrektues, pasi të qetësohet gjendja shkojmë i zhvillojmë procedurat dhe konstatojmë çfarë shkelje ka pas institucioni për atë incident dhe sa është niveli i përgjegjësisë. Nuk kemi shku, as atë ditë, dhe nuk besoj që as të nesërmen. Aty me shku të gjithë me një vend, nuk mundet të punojë askush. Secili e pengon secili, procedurat nuk na ikin neve. Nuk i kemi marrë kamerat, i kemi marrë incizimet prej hardiskut, i kam marrë dhe i kam përdorur për inspektim për 15 ditë”, ka thënë ai.

Të ngjashme