Kryekuvendari Konjufca dhe ambasadori norvegjez nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin norvegjez Jens Erik Grøndahl, me ç‘rast nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të avancimit të projektit “Zhvillimi i Shërbimit Ligjor Informativ” (Law Data).

Qëllimi i këtij projekti, financues i të cilit është Ministria e Jashtme Norvegjeze, është fuqizimi dhe promovimi i transparencës dhe efikasitetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve tjera shtetërore të sundimit të ligjit në Kosovë.

Këtë Memorandum më parë e kanë nënshkruar edhe Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme